Juventus vazhdon të kërkojë në treg për një mbrojtës të ri pasi humbi Gleison Bremer për pjesën tjetër të sezonit.
Bremer është shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë, por klubi tashmë po përpilon një listë të përforcimeve të mundshme mbrojtëse për afatin kalimtar të janarit.
Mes lojtarëve në radarin e tyre është Ardian Ismajli i Empolit, të cilin Juventus e ka ndjekur prej disa kohësh, sipas Tuttomercatoweb.
Bianconerët e dinë mirë situatën e kontratës së tij – marrëveshja e tij aktuale me Empolin skadon në fund të këtij sezoni dhe ai duket se nuk ka gjasa ta rinovojë atë.
Kjo paraqet një mundësi për Juventusin që të bëjë një ofertë në janar për të bindur Empolin që ta shesë, në vend që të rrezikojë ta humbasë lojtarin falas në fund të sezonit.
Në moshën 28-vjeçare, Ismajli është një mbrojtës me përvojë dhe mund të mos i duhet shumë kohë për t’u përshtatur në mjedisin e ri dhe për të filluar menjëherë të kontribuojë në skuadër.
Zonja e Vjetër ka nevojë për një mbrojtës në janar, sepse nuk ka shumë opsione në defanzivë dhe nëse një lojtar më shumë në atë pozicion lëndohet, mund të jenë në telashe të mëdha. /Telegrafi/