Site icon Telegrafi

Arbër Zeneli mund të kthehet në Suedi, kërkohet nga Elfsborgu

Arbër Zeneli ka shkëputur kontratën me skuadrën turke Adana Demirspor, ndërsa mediat në Suedi shkruajnë se mund të kthehet te Elfsborgu, ku e ka nisur karrierën.

28-vjeçari është kontaktuar nga Elfsborgut që luan në “Allsvenskan” të Suedisë, klub në të cilin luan edhe vëllai i tij, Besfort Zeneli.

Zeneli karrierën si futbollist profesionist e kishte nisur pikërisht tek Elfsborgu, para se të transferohej te Heerenveeni në Holandë.

Pas klubit holandez ai kaloi te Reimsi në Francë ku qëndroi për tri vite.

Me Elfsborgun në 62 paraqitje kishte realizuar 14 gola dhe kishte kontribuuar me 12 asistime, ku kishte lënë përshtypje të mira.

Ueb sajti suedez “Sportbladet” ka shkruar se ky klub e do sërish në radhët e veta.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

Zeneli ka qenë nder vite njëri nga lojtarët kryesor të Kosovës, ku në 33 ndeshje ka 9 gola. /Telegrafi/

Exit mobile version