Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ka shënuar gol në perballjen e sotme (e diel) që ekipi i tij, Reims po e luan ndaj Lorient.
Reims është mysafir i Lorientit në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligue 1, ndeshja e cila ka filluar nga ora 15:00.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka përfunduar tashmë me rezultat të barabartë 1-1.
Megjithatë, e veçanta e gjithë kësaj është se sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli, ka gjetur golin e parë pas rikthimit nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave.
⏱ 43' [1-1]
📸👀 𝘈𝘳𝘣𝘦𝘳 𝘡𝘦𝘯𝘦𝘭𝘪#FCLSDR #GoSDR pic.twitter.com/EES3HH30tJ
— Stade de Reims (@StadeDeReims) May 1, 2022
Zeneli ishte i saktë duke shënuar nga afërsia në minutën e 17-të për t’ia dhuruar ekipit të tij epërsinë prej 0-1.
Ylli i ‘Dardanëve’ përveç një goli ka edhe tri asistime në vetëm shtatë ndeshje këtë sezon në Ligue 1, pas rikthimit nga lëndimi. /Telegrafi/
⚽️🇫🇷🇽🇰| ZENELI GOAL
Arber Zeneli has scored @StadeDeReims opening goal against @FCLorient in @Ligue1UberEats!
His form since coming back from injury:
🏟 7 games
⚽️ 1 goal
🅰️ 3 assistArber “R2” Zeneli is back 😍pic.twitter.com/Q7yevtoZyV
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) May 1, 2022