Site icon Telegrafi

Arbër Zeneli afër rikthimit te ish-ekipi i tij, bisedimet konfirmohet nga drejtori i klubit

Drejtori i klubit suedez, IF Elfsborg, Stefan Andreasson ka konfirmuar bisedimet me sulmuesin anësor të Kosovës, Arbër Zeneli, i cili momentalisht është lojtar i lirë.

Zeneli para disa ditësh vendosi të shkëpus kontratën me klubin turk, Adana Demirspor, pas vetëm gjashtë muajve qëndrim, shkaku i problemeve financiare.

Megjithatë, sulmuesi mitrovicas pritet shpejt të bëhet me skuadër të re, pasi tashmë janë konfirmuar bisedimet e tij me klubin suedez, Elfsborg.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli largohet nga Adana Demirspor

Është drejtori i klubit, Andreasson, i cili ka thënë se duan ta shohin rikthimin e Arbërit në shtëpi, por janë disa gjëra që duhet të zgjidhen pas prishjes së kontratës së tij me klubin turk.

“Arbëri ka qenë këtu. Jam takuar të hënën me të, dhe do të donim ta shohim atë duke ardhur në shtëpi”, ka thënë fillimisht Andreasson për Göteborgs-Posten.

“Ai e di këtë. Por, janë disa gjëra që duhet të zgjidhen duke u bazuar në ato që ndodhën në Turqi”.

Lexo po ashtu Arbër Zeneli mund të kthehet në Suedi, kërkohet nga Elfsborgu

“Nuk ndodh çdo ditë që ta shkëputësh kontratën. Është një rast special. Nuk është aq e thjeshtë që sot ta prishësh kontratën dhe nesër të nënshkruash me një klub tjetër. Duhet të zgjidhen disa gjëra ligjore, të lojtarit dhe të klubit”, përfundoi trajneri i klubit suedez.

Ndryshe, Zeneli i ka kaluar të gjitha ekipet e moshave te Elfsborgu, ndërsa ka debutuar në ekipin e parë në mars të vitin 2014 dhe për një sezon e gjysmë ai zhvillohet 62 ndeshje, duke shënuar 14 dhe 12 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version