Kompania Apple ka larguar nga puna 200 punëtorë nga grupi i saj i automjetit autonom, i njohur si projekti “Titan”.
Shkarkimet kanë ndodhur brenda SHBA-së, si ristrukturim i parashikuar nën udhëheqjen e re të këtij projekti.
Vitin e kaluar, prodhuesi i iPhoneve, punësoi Doug Field, një veteran i Apple dhe inxhinier nga Tesla, për të udhëhequr ekipin e projektit, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, punëtorët e tjerë të prekur nga ky ristrukturim janë duke qëndruar në Apple, por duke u zhvendosur në pjesë të ndryshme të kompanisë.
Kur Apple tha se gjatë sezonit të pushimeve se priste rënie të të ardhurave për tre mujorin e parë të vitit 2019, investitorët dhe aksionerët u përqendruan tek lajmet negative.
Sipas shefit ekzekutiv i Apple, Tim Cook, të ardhurat jashtë biznesit të iPhone u rritën me 19 për qind dhe këto të ardhura vijnë nga veshjet elektronike, kompjuterët Mac dhe shërbimet. /Telegrafi/