Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka reaguar pas dështimit të votimit të pesë marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi i Kosovës.
Apostolova ka shkruar në Twitter se është zhgënjyese që këto marrëveshje nuk arritën të ratifikohen në Kuvendin e Kosovës.
“E zhgënjyer me dështimin e Kuvendit sot për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, Fiskalis 2020 dhe Customs 2020, duke privuar taksat dhe doganat e Kosovës nga modernizimi i punës së tyre dhe shkëmbimi i njohurive me kolegët në BE dhe më gjerë”, ka shkruar Apostolova.
Disappointed with today’s Assembly failure to ratify several international agreements including Kosovo’s participation in EU programmes #Fiscalis 2020 & #Customs 2020, depriving Kosovo tax & customs from modernizing their work & sharing knowhow with colleagues in the EU & beyond. pic.twitter.com/V4vzTNQc8g
— Nataliya Apostolova (@ApostolovaEU) June 11, 2020
Marrëveshjet ndërkombëtare që dështuan të miratoheshin dje në Kuvend janë:
1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.
2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan.
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit ‘Dogana 2020’.
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”. /Telegrafi/