Site icon Telegrafi

Apostollska dhe Shapuriq morën pjesë në Samitin Rajonal të sipërmarrësisë në Dubrovnik

Ministresha pa Resor për investime të huaja, Zorica Apostollska dhe Ministri pa Resor për rregullativë të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore, Zoran Shapuriq, morën pjesën në “Samitin Rajonal të sipërmarrësve të Evropës së Mesme dhe Juglindore – 300 më të mirët”.

Ky aktivitet u organizua në Dubrovnik të Kroacisë, nga 22 marsi e deri më sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, ministresha Apostollska porositi se me anëtarësimin në NATO dhe përcaktimin e fuqishëm për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli stabilitet politik që së bashku me politikat ekonomike krijojnë rreth që vepron me guxim për anëtarët e bashkësisë afariste që idetë e tyre t’i ngritin në nivel më të lartë.

Nga ana tjetër, Shapuriq theksoi se detyra primare është që përmes bashkëpunimit me bashkësinë afariste dhe odat ekonomike të krijohet klimë e volitshme dhe rregullore që do ta nxisë dhe lehtësojë aktivitetin afarist./Telegrafi/

Exit mobile version