Site icon Telegrafi

Antikorrupsioni: Shkarkimi i Zvrlevskit është në kundërshtim me ligjin

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e mbrëmshme ka sjellur vendim pas kërkesës për mendim nga ana e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, nëse shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvrlevski, është në kundërshtim me nenin 8 të Ligjit Zgjedhor, me të cilin pas nënshkrimit të zgjedhjeve ndalohet punësimi ose shkarkimi nga institucionet shtetërore.

Anëtarët e Komisionit njëzëri vendosën që shkarkimi i Zvrlevskit është në kundërshtim me ligjin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

““Vendimi është në kontekst të vendimeve të mëparshem. Ashtu sikur edhe në ciklet tjera zgjedhire, ne vendosëm se nuk duhet të ketë emërime as shkarkime pas shpallje së zgjedhjeve. Ky ishte mendimi në katër ose pesë cikle zgjedhore, në atë mendim ngelemi edhe tani”, thonë nga Komisioni Antikorrupsion.

Mendimi i Komisionit është dorëzuar në Kuvend, por edhe përkundër kësaj kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, disa herë ka theksuar se mendimi i Komisionit nuk është relevant për debatin në Kuvend./Telegrafi/

 

Exit mobile version