Paris Saint-Germaini është duke planifikuar të bëjë ofertë edhe për futbollistin tjetër të Barcelonës, Ansu Fati.
Klubi francez pritet ta zyrtarizojë Ousmane Dembelen nga katalunasit, megjithëse asgjë nuk është nënshkruar akoma.
Mirëpo, edhe në rast të largimit të anësorit francez, Xavi nuk planifikon ta përfshijë në ekipin startues Fatin.
Përkundrazi, Luis Enrique beson në cilësitë e 20-vjeçarit dhe konsideron se do t’i shërbente skuadrës së tij në Parc des Princes.
Agjenti Jorge Mendes është përpjekur ta largojë sulmuesin nga Camp Nou qe disa muaj, ndërsa shitja do t’i shërbente edhe situatës financiare të Barcës. /Telegrafi/