Site icon Telegrafi

Anketë: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO rriti sigurinë, por nuk përshpejtoi rrugën për në BE

Anëtarësimi në NATO është vendim i mirë. Ky vendim rriti sigurinë, por nuk dha ndonjë kontribut në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu është qëndrimi i qytetarëve të anketuar në hulumtimin e fundit të “Detektor” që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike.

Sipas hulumtimit, 61 për qind e të anketuarve janë të mendimit se nga aspekti i sotëm, anëtarësimi në NATO është vendim i mirë, 28.6 për qind shprehen kundër.

Në krahasim me hulumtimin e vjetshëm të të njëjtit institut, transmeton Telegrafi, nuk ka dallime të mëdha kur 57.5% e qytetarëve kanë konsideruar se anëtarësimi në NATO është vendim i mirë.

Për 52.6% të të anketuarve, me hyrjen në NATO, në Maqedoni është rritur siguria në shtet, ndërsa 36.8% nuk janë të bindur për këtë.

Tek shqiptarët, 82.4% konsiderojnë se anëtarësimi në NATO rriti sigurinë, ndërsa te maqedonasit, 46.3% shprehen se është rritur siguria dhe 43.7% thonë të kundërtën.

Në 5 vitet e fundit ka rritje të vazhdueshme e numrit të qytetarëve që konsiderojnë se me hyrjen në NATO, Maqedonia është shtet më i sigurt. Nga 50.5% në vitin 2019, kjo përqindje u rrit deri në 52.6%.

Mbi gjysma ose 56.3% e qytetarëve shprehen se anëtarësimi në NATO nuk e përshpejtoi procesin e eurointegrimeve, ndërsa 33 pvr qind shprehen se ka kontribuar në përshpejtimin e procesit.

Anketa është e zbatuar nga 1.079 të anketuar në periudhën nga 16 deri 20 prill të këtij viti./Telegrafi./

Exit mobile version