Arb Manaj edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës turke Ankara Keciorengucu.
Sulmuesi është larguar nga Trepça ’89 dhe i është bashkuar klubit turk që bënë pjesë në Ligën e Parë.
Ankara ka zbuluar edhe detajet e transferimit, teksa Manaj ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me këtë klub.
“Klubi ynë Ankara Keciorengucu ka nënshkruar me sulmuesin Arb Manaj”.
“22-vjeçari vjen nga Trepça ’89 në Kosovë ku ka shënuar 18 gola në 29 ndeshje”.
“I urojmë mirëseardhje transferimit tonë dhe i urojmë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit turk.
Klubi nga kryeqyteti i Turqisë synon që të futet në Superligën turke me Manajn në krye të sulmit.
Kujtojmë që Trepça ’89 ka fituar 75 mijë euro nga shitja e Manajt. /Telegrafi/