Site icon Telegrafi

Aniston jep një ide për ribashkimin e aktoreve të “Friends”

Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston (Foto: Getty Images)

Jennifer Aniston duket se ka gjetur një mënyrë të përsosur për ta kthyer serialin “Friends”.

Me vite të tëra po flitet për xhirimin e episodeve të reja të hit serialit televiziv, duke qenë se fansat e shumtë akoma ëndërrojnë rikthimin e protagonistëve të tyre të preferuar.

“Friends” (Foto: Getty Images)

Mirëpo, jo të gjithë janë të mendimit për xhirimin e episodeve të reja. Një prej kundërshtarëve më të mëdhenj është Matt LeBlanc (që e ka luajtur rolin e Joey Tribbiani).

Aniston bën pjesë në grupin e atyre që ëndërrojnë xhirimin e episodeve të reja të “Friends”, ndërsa ka dhënë një ide interesante për ta ribërë serialin “The Golden Girls” (që është transmetuar gjatë viteve 1985 – 1992), ku do të luante ajo së bashku me Courteney Cox dhe Lisa Kudrow.

“Para se të përfundonte seriali, njerëzit pyesnin se a do të ktheheshim. Courteney, Lisa dhe unë kemi folur për këtë gjë. Unë po ëndërroj për të”.

Aktorët e”Friends” në emisionin “Tonight Show” (Foto: Getty Images)

“Ka qenë puna më e mirë që kam pasur. Nuk e di si do të dukej sot, por nuk i dihet kurrë. Shumë seriale po ribëhen me sukses”.

“E di se Matt LeBlanc nuk dëshiron që t’i bëhet më kjo pyetje. Por, ndoshta mund ta bindim”.

https://www.youtube.com/watch?v=hDNNmeeJs1Q

“Ose mund t’i japim kohë dhe pastaj Lisa, Courteney dhe unë mund ta ribëjmë ‘The Golden Girls’ duke i kaluar vitet tona të fundit në mobilie”, ka thënë Aniston. /Telegrafi/

Aktorët e”Friends” (Foto: Getty Images)
Exit mobile version