Telegrafi

Andi Zeqiri largohet me barelë nga fusha, pritet të mungojë në ndeshjet e marsit

Andi Zeqiri nuk pritet të luajë ndaj Serbisë dhe Bjellorusisë, pasi ka pësuar lëndim në humbjen 3-0 të Baselit nga Young Boys.

Pas vetëm 14 minutash lojë, lojtari me prejardhje nga Kosova pësoi lëndim të rëndë dhe u detyrua ta lëshonte fushën në lot.

Zeqiri ishte i ftuar nga Zvicra për sfidat fillimisht ndaj Serbisë dhe Bjellorusisë, ndërsa më vonë do të luajnë ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani në vitin 2024.

Lexo po ashtu Zvicra publikon listën për ndeshjet e muajit mars, Xhaka dhe Shaqiri pjesë e saj - Andi Zeqiri ftohet sërish

Por, duket se ky lëndim do ta penalizoj atë nga këto ndeshje dhe në shikim të parë, ai do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushe.

Përveç tij, të ftuar nga Helvetikët janë ftuar dhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa as ky i fundit nuk do të mund të paraqitet shkaku i lëndimit. /Telegrafi/