Baseli ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Sion, ku sulmuesi shqiptar Andi Zeqiri shënoi dhe asistoi në këtë përballje.
Klubi i njohur zviceran nuk po zhvillon një sezon të mirë dhe fitorja ndaj Sion ishte e domosdoshme.
Baseli ishte duke humbur, kur në skenë doli Zeqiri, i cili shënoi për 1-1 në minutën e 36-të.
Congratulations on your first goal in 🔴🔵 @hugonovoa_! 🙌#FCBSIO #FCBasel1893 #MirSinBasel pic.twitter.com/76tGdKoMUW
— FC Basel 1893 🇬🇧 (@FC_Basel_en) February 11, 2023
Sulmuesi që përfaqëson Zvicrën asistoi edhe te goli i tretë i Basel, që u shënua nga Novoa Ramos.
Zeqiri u zëvendësua në minutën e 76-të, duke ia lënë vendin e tij Taulant Xhakës.
Sulmuesi madje në këtë takim goditi dy herë shtyllën, ndërsa kishte nëntë gjuajtje drejt portës kundërshtare, sipas statistikave të Opta në SofaScore.
Zeqiri po ashtu fitoi katër duele dhe kishte dy pasime kyçe. /Telegrafi/