Telegrafi

Andi Artani befasohet nga babai i tij në BBVK, takohet edhe me Gresën

Foto: Screenshot/YouTube

Banori i Big Brother VIP Kosova, Andi Artani, mbrëmë (e premte) ka bërë një rrëfim të pathënë nga jeta dhe karriera e tij profesionale.

Pas kësaj, ai u befasua brenda shtëpisë së famshme të Kosovës edhe nga babai i tij.

Ata biseduan ndërmjet vete, ndërkohë që nuk munguan këshillat nga i ati për lojën që po bën brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Përveç takimit me Andin, ai u takua edhe me modelen Gresa Hoti, e cila ka nisur një lidhje dashurie me Artanin.

Lexo po ashtu Pas 81 ditëve, Arta Selimi largohet nga Big Brother VIP Kosova

Modelja ndihej paksa në siklet ato çaste, gjersa po flisnin për eksperiencën e tyre brenda.

Andi e po ashtu dhe Gresa kanë kaluar më shumë se 80 ditë brenda BBVK-së, duke qenë se spektaklit edhe pak ditë po i vjen fundi.

Theksojmë që mbrëmë nga gara u eliminua aktorja Arta Selimi. /Telegrafi/