Mediat spanjolle shkruajnë se Carlo Ancelotti duhet të fitojë Kupën e Botës për Klube në Marok nëse dëshiron të mbajë detyrën e tij aktuale.
Të shtunën, lojtarët e Real Madridit do të luajnë kundër Al Hilal për të shpëtuar vendin e punës për Ancelottin.
Në pesë javët e fundit, Real Madridi e ka lejuar Barcelonën të marrë një epërsi të madhe prej tetë pikësh në krye të La Ligës, pasi kampionët në fuqi kanë fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e ligës në këtë periudhë.
Spanjollët shkruajnë se marrëdhënia mes drejtuesve të Realit dhe Ancelottit është dëmtuar rëndë pas humbjes bindëse nga Barcelona në Superkupë. Pas kësaj, lidershipi i klubit nuk ka më besim te Ancelotti dhe aftësia e tij për ta nxjerrë ekipin nga kriza dhe ky besim u përforcua pasi ai fitoi vetëm katër pikë në tre ndeshjet e fundit të ligës.
Raul, Alonso apo Arbeloa
Marca rendit emrat e kandidatëve të mundshëm që mund të pasojnë Ancelottin. Reali është më afër zgjedhjes së një prej ish-lojtarëve të tyre. Raul, Xabi Alonso dhe Alvaro Arbeloa janë në plan të parë.
Favoriti më i madh është Raul, i cili ka një sezon të mrekullueshëm me ekipin B dhe fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2020 me juniorët e Realit. Ai hodhi poshtë disa oferta nga klube të forta, ndërsa priste një shans në ekipin e parë të Realit.
Xabi Alonso mori Bayer Leverkusenin në tetor dhe e nxori ekipin nga kriza dhe zhvillimi i tij si trajner monitorohet nga afër nga Reali.
Arbeloa është trajneri i juniorëve që thyejnë rekorde dhe që luajnë futboll me të cilin bien në dashuri spektatorët. Janë të gjithë. kandidatët për stolin e Realit./Telegrafi/