Please enter at least 3 characters.

Zyrtarët amerikanë vizitojnë Meksikën

2017/02/1-288.jpg

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, John Kelly, do të vizitojnë Meksikën më 23 shkurt, njoftoi sot ministria meksikane e Punëve të Jashtme.

Zyrtarët amerikanë do të takohet me anëtarët e Qeverisë meksikane për të vazhduar dialogun, për të cilin kishin rënë dakord gjatë një bisede telefonike në janar, Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai meksikan Enrique Nieto.

Kjo është lëvizja e parë për uljen e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, të cilat tensione u ngritën pas kërkesës së Presidentit Trump për ndërtimin e murit mes dy shteteve.