Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Todibo i bashkohet Benficës nga Barcelona

2020/10/skysports-jean-clair-todibo_5117905.jpg

Barcelona dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Jean-Clair Todibos.

Lojtari do të kalojë edicionin 2020/21 dhe atë 2021/22 në formë huazimi te skuadra portugeze, për të përcaktuar më pas të ardhmen e tij.

Todibo ishte i huazuar edhe në edicionin e kaluar, pro te Schalke, derisa forma e tij në Bundesligë nuk e Bindi Barcelonën  që ta mbajë atë në këtë sezon.

Kështu, skuadra katalunase vendosi që t’ia jap mbrojtësit edhe një mundësi që të rigjejë formën e tij të lartë.

Barcelona i ka dhënë mundësinë Benfikës opsion për të blerë lojtarin për 20 milionë euro, derisa huazimi është në shumën e dy milionëve. /Telegrafi/