Zyrtare: Në finalen e Superkupës mes Bayernit dhe Sevillas - 30 për qind e tifozëve do të lejohen në stadium
25/08/2020
UEFA ka konfirmuar se finalja e Superkupës së Evropës që zhvillohet mes Bayern Munichut dhe Sevillës do të ketë tifozë të pranishëm.
Bavarezët eliminuan Paris Saint-Germainin 1-0 në finalen e Lisbonës me golin e shënuar nga Kingsley Coman të dielën e javës që shkoi.
Në anën tjetër, Sevilla arriti të mposhte Interin me rezultat 3-2 në finalen e Ligës së Evropës të mbajtur në Gjermani.
Fituesit e të dyja trofeve do të takohen në Budapest për të konfirmuar se cila është skuadra më e mirë në Evropë për vitin 2020.
UEFA ka bërë të ditur se do të lejojë futjen e 30% të tifozëve në stadiume, duke testuar kështu nëse është gjithçka e sigurt nga Coronavirusi. /Telegrafi/


