Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Julen Lopetegui do ta drejtojë Real Madridin

2018/06/lopetaguei.jpg
257:"VILLAREAL, SPAIN - JUNE 03: Julen Lopetegui, manager of Spain looks on prior to the International Friendly match between Spain and Switzerland at Estadio de La Ceramica on June 3, 2018 in Villareal, Spain. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Julen Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madridit - thuhet në një njoftim zyrtar të klubit spanjoll.

Përzgjedhësi i Spanjës do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

"Julen Lopetegui do të jetë trajner i Real Madridit pas përfundimit të Kampionatit Botëror 2018. Real Madridi bën të ditur se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë në tri sezonet e ardhshme".

"Julen Lopetegui do t'i bashkohet klubit pas pjesëmarrjes së ekipit të Spanjës në Kampionatin Botëror, pasi ka qenë dy vite në krye të ekipit kombëtar", thuhet në njoftimin e Los Blancos.

Trajneri i ri vjen pas vendimit të Zinedine Zidane për t'u larguar nga posti, përkundër suksesit të madh me Mbretërit.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane (Foto: Getty Images)

Lopetegui ka qenë pjesë e Realit si i ri, mirëpo ka regjistruar vetëm një paraqitje për ekipin e parë.

Gjatë karrierës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Las Palmas e Rayo Vallecano. Këtë të fundit edhe e ka drejtuar si trajner.

Lopetegui ka qenë pjesë e Realit si i ri (Foto: Getty Images)

Po ashtu, ka qenë trajner i Real Madrid B dhe Portos, ndërsa përfaqësuesen e Spanjës e ka udhëhequr që nga rangjet U-19, U-20 dhe U-21.

Në vitin 2016, ai e mori drejtimin e ekipit A të kombëtares së Spanjës dhe është një prej favoritëve për ta fituar Kampionatin Botëror në Rusi. /Telegrafi/