Zyrtare: Aquilani transferohet te Sporting Lisbona
06/08/2015
Klubi portugez pak minuta më parë përmes llogarisë në Twitter zyrtarizoi mesfushorin 31-vjeçar, i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e ekipit të Fiorentinës, transmeton Telegrafi.
Aquilani ka pasur një karrierë mjaftë të larmishme pasi ai ka luajtur për ekipe të mëdha si Liverpool, Milan, Roma dhe Juventus. /Telegrafi/


