Please enter at least 3 characters.

Zjarri përfshin katin e 7 të një ndërtese banimi

2016/01/zjarri-p-euml-rfshin-katin-e-7-t-euml-nj-euml-nd-euml-rtese-banimi_hd.jpg

Një zjarr sot ka përfshirë katin e shtatë të një ndërtese banimi në lagjen “Blloku 70” në Tetovë.

Nga zjarri që ka përfshirë një apartament dhe më pas shpërndarja e tymit janë helmuar 8 veta, në mesin e tyre edhe dy zjarrfikës, transmeton Ina.

Nga zjarri kanë shpëtuar edhe dy fëmijë të moshave 2 dhe 3 vjeç, por ato janë shtruar menjëherë në Klinikën e Tetovës, për trajtim mjekësor.

Ekipet e zjarrëfikësve me shpejtësi kanë arritur evakuimin e shpejt të banorëve që po banonin në katin e shtatë të këtij pallati banimi. /Telegrafi/