Please enter at least 3 characters.

Zjarri në Bronx të Nju Jorkut lë 12 të vdekur

2017/12/1-555.jpg

Të paktën 12 persona, përfshirë edhe katër fëmijë, kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në Bronx të Nju Jorkut.

Prefekti i Nju Jork City, Bill de Blasio, tha për media se kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit në këtë qytet.

Më shumë se 170 zjarrfikës janë ballafaquar me zjarrin, raporton FOX5 New York.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e viktimave, ndërkohë që dhjetëra persona tjerë të plagosur janë evakuuar.

Zjarri, i cili është vënë nën kontroll, shpërtheu gjatë natës së kaluar.

Zyrtarët thonë se shkaktar i shpërthimit të zjarrit është rrjedhja e gazit, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar.