Please enter at least 3 characters.

Zjarret masive në Kaliforni, kërkohet ndihmë edhe nga Australia e Kanadaja

2020/08/114045849_gettyimages-1228132043.jpg

Kalifornia tash e disa ditë po përballet me zjarre masive, ndërsa raportohet se të paktën gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom u ka bërë thirrje për ndihmë Australisë si dhe Kanadasë për shuarjen e flakëve, megjithëse disa shtete të SHBA-së po merren me këtë çështje.

“Këto zjarre po shterin burimet tona si dhe personelin tonë”, tha ai.

Fatkeqësia me të cilën po përballet vendi është më e rënda që ka përjetuar Kalifornia ndonjëherë, raportojnë autoritetet.

Dyshohet se zjarret filluan nga goditja e rrufeve, ndërsa Lugina e Vdekjes u përball para disa ditësh me temperatura shumë të larta. /Telegrafi/