Please enter at least 3 characters.

Zidane i ka përdorur 11-të treshe të ndryshme në sulm këtë sezon

2020/01/RealFesta-2.jpg
300:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26: Karim Benzema of Real Madrid celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the UEFA Champions League group A match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on November 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Në ndeshjen kundër Sevillas, Zinedine Zidane e ka përdorur treshen e 11-të të ndryshme të sulmit gjatë këtij sezoni me Real Madridin.

Në mungesë të Gareth Bale e Eden Hazard (dhe qëndrimin në bankë të Karim Benzema e Vinicius Junior), strategu francez e nisi ndeshjen me Rodrygo Goes, Luka Jovic dhe Lucas Vazquez në sulm.

Treshja më e përdorur: Rodrygo, Benzema e Hazard

(Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Këta tre lojtarë kanë luajtur bashkë në sulm në pesë ndeshje këtë edicion: Galatasaray vendas (6-0) dhe mysafir (0-1), Real Betis vendas (0-0), Leganes vendas (5-0) dhe Real Sociedad vendas (3-1), pa asnjë humbje.

Treshja më e popullarizuar – Benzema, Bale dhe Hazard – kanë luajtur bashkë vetëm në katër ndeshje nga fillimi: Granada vendas (4-2), Paris-Saint Germain mysafir (3-0), Sevilla mysafir (0-1) dhe Atletico Madrid mysafir (0-0).

Ideja për ta pasur këtë treshë në fazën ofensive ishte ndërprerë për shkak të lëndimit të belgut në muajin nëntor, ndërsa Bale nuk ka qenë në formë të qëndrueshme, prandaj është dashur t’i ndryshonte sulmuesit. /Telegrafi/

(Foto: Marca)