Zaza-Arsenal, mund të ndodhë në janar
05/09/2015
Që tani londinezët kanë filluar të mendojnë për këtë, pasi një sulmues qendror është më se i nevojshëm për vazhdimësinë e ekipit e të Arsene Wenger.
Siç është raportuar nga Daily Mirror, sulmuesi për të cilin Topçinjtë kanë filluar të mendojnë që tani për afatin kalimtar të janarit, është Simone Zaza.
Futbollisti i Juventusit, për të cilin ishte folur shumë për një kalim në Ligën Premier te West Hami, tani është caku kryesor i Wengerit.
Besohet se për 24-vjeçarin, Arsenali kishte provuar edhe në ditën e fundit të tregut, por oferta e tyre ishte refuzuar nga Zonja e Vjetër, për shkak të kohës së limituar për të gjetur zëvendësuesin e tij. /Telegrafi/


