Please enter at least 3 characters.

"Zajednica nuk kalon", Tahiri thotë se Kurti e lëshoi bajrakun

2023/11/369078396_1039140613948733_5271507642233274586_n-1.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë të transparences në dialog.

Tahiri tha se e gjithë kjo situatë shkon në interes të Serbisë, transmeton Telegrafi.

“Është për keqardhje që përmes raportimit të vonuar po mësojmë për gjëra që më dashje apo pa dashje Kurti po i bën favor Vuçiqit, duke mos i publikuar detajet e dialogut. Një qasje e tillë e papërgjegjshme nuk do të duhej të kishte kryeministri”, tha ai.

Tutje, Tahiri tha se Kurti me eksperimentet e tij ka bërë që ndërkombëtarët të vendosin sanksione ndaj Kosovës.

"Zajednica nuk kalon, zajednica nuk kalon, e lëshoj bajrakun", pohoi Tahiri. /Telegrafi/