Please enter at least 3 characters.

Xhemati i një xhamie në Arizona sulmohen nga bletët, mbi 20 të lënduar (Foto/Video)

2016/04/killer-bee-attack-mosque.jpg
11:"© 3TV News

Bletët vrasëse vërshuan gjatë të premtes në një xhami në Phoenix, Arizona, duke thumbuar mbi 20 njerëz dhe duke ndikuar në mbylljen e të gjithë rrugës.

Rreth 20,000 bletët sulmuan xhaminë e Komunitetit Mysliman, duke bërë që ata që po bënin lutjet e së premtes të ikin, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pas kësaj, siç raportojnë mediat e huaja, aty kanë ardhur ekipet e zjarrfikësve të cilët e rrethuan ndërtesën dhe e mbuluan me një shkumë të veçantë për të mposhtur bletët.

Gjithashtu edhe banorët lokalë u udhëzuan që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. /Telegrafi/