Please enter at least 3 characters.

Xhemaili kalon te Galatasaray

Lojtari që përfaqëson Zvicrën ka kaluar te gjiganti turk së bashku me sulmuesin maqedonas, Goran Pandev.

Klubi nga Superliga turke ka paguar 2.35 milionë euro për shqiptarin 28-vjeçar.

Xhemaili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, në bazë të të cilës, në vitin e parë do të përfitojë 2.4 milionë euro, kurse në dy vitet tjera nga 2.1 milionë euro.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari Pandev është transferuar si lojtar i lirë. /Telegrafi/