Please enter at least 3 characters.

Xhaka tregon dallimin mes Ligës Premier dhe Bundesligas

2016/10/xhaka-1-e1476382233160.jpg

Granit Xhaka ka folur rreth dy prej kampionateve në të forta në botë, Ligës Premier dhe Bundesligas.

Sipas mesfushorit me prejardhje shqiptare, kampionati anglez është shumë më i fortë se ai gjerman, pasi ka më shumë ritëm dhe presion.

“Fizikisht Liga e Anglisë është shumë më e fortë se Bundesliga”, ka thënë fillimisht Xhaka për mediat angleze, transmeton Telegrafi.

“Ritmi është më i lartë dhe ka shumë presion gjatë gjithë ndeshjes”, ka përfunduar mesfushori nga Prishtina.

Ndryshe, Xhaka me kalimin e kohës është duke e fituar vendin e tij në formacionin bazë të Arsenalit. /Telegrafi/