Wolves – Liverpool, formacionet zyrtare
Wolverhamton Wanderers dhe Liverpooli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Reds janë mysafir të Ujqve në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Ligën Premier, i cili zhvillohet në Molineux Stadium nga ora 21:00.
Ekipi i Jurgen Klopp ka të gjitha fitore dhe vetëm një barazim deri më tani në kampionat dhe synon të vazhdojë pa humbje.
Në anën tjetër, vendasit e Wolves nuk janë në formë të mirë në ndeshjen e fundit dhe do të ishin të kënaqur edhe me një barazim ndaj liderëve.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Wolves: Patricio; Dendoncker, Coady, Saiss; Doherty, Moutinho, Neves, Jonny; Traore, Jimenez, Neto.Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Henderson, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane./Telegrafi/


