Witherspoon zgjedh rolet duke menduar vajzën
09/06/2009
Aktorja e filmit “Walk The Line” nuk dëshiron të zhvishet e tëra para kamerave dhe pëlqen rolet e heroinave, duke u munduar të jetë shembull për nëntëvjeçaren Ava, të cilën e ka me ish-burrin Ryan Phillippe.
“Kam lindur fëmijën kur isha 23-vjeçare, andaj jo, nuk i pranoj rolet lakuriqe. Gjithmonë kam zgjedhur role duke ditur se kam një vajzë dhe kam përgjegjësi për të dhe për botën të përfaqësoj një grua të fuqishme”, ka thënë Witherspoon.


