Please enter at least 3 characters.

Wenger interesohet për çmimin e Evansit, por tmerrohet pas përgjigjes

2016/08/evans1.jpg
230:"BELFAST, NORTHERN IRELAND - MAY 27: Northern Ireland's Jonny Evans during the international friendly game between Northern Ireland and Belarus on May 27, 2016 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali kanë marrë një goditje tjetër në përpjekjen e tyre për të nënshkruar me një qendërmbrojtës, pasi West Brom ka kërkuar 25 milionë euro për mbrojtësin irlandez-verior, Jonny Evans.

Topçinjtë janë të etur për të forcuar mbrojtjen e tyre, pas lëndimeve të Per Mertesacker dhe Gabriel Paulistas gjatë para-sezonit.

Kjo ka bërë që trajneri francez, Arsene Wenger të hidhet fuqishëm për të kërkuar emra që do të përshtateshin në skemat mbrojtëse të tij.

Sipas Daily Telegraph, Arsene Wenger ka identifikuar Evansin së bashku me mbrojtësin e Valencias, Shkodran Mustafi, si një opsion, edhe pse çmimi i tij duket se do të pengojë kalimin e tij në Emirates Stadium.

Megjithatë, edhe çmimi i kërkuar nga WBA për Evansin ka bërë që Wenger të ndihet i rezervuar për këtë lëvizje pasi i duket shumë i lartë. /Telegrafi/