Watson pranohet në Universitetin Yale
02/03/2009
Aktorja dëshiron të vazhdojë studimet dhe ka aplikuar në një varg kolegjesh, si në Angli edhe në Amerikë, për të filluar studimet gjatë këtij viti, derisa vazhdon edhe rolin e saj në vargun e filmave.
Watson ka qenë e suksesshme në aplikimin në Yale, por raportohet se është ndjerë e ‘thyer’ kur asaj i është ofruar vend të studiojë Letërsinë Angleze edhe në universitetin e famshëm britanik, Cambridge University.
Siç shkruan Daily Star, Watson tash është duke u përballur me vendim të vështirë për të studiuar në Amerikë ose për të qëndruar afër familjes dhe punës së saj, duke pranuar ofertën e Cambridge.


