Please enter at least 3 characters.

Vijnë televizorët e padukshëm

2016/01/f.0221111351531_210.jpg

Këtë koncept me emrin Loewe Invisio e ka zhvilluar dizajnuesi Michael Friebe. Ai e sheh të ardhmen e pajisjeve televizive në sipërfaqen e pastër dhe të rrafshët pa kornizë, e cila përshtatet pothuajse në të gjitha mjediset.

“Si i pari i llojit të tij, Loewe Invisio është inovacion teknik i cili bën bashkë teknologjinë tradicionale LCD me teknologjinë e fundit TOLED. E para mundëson krijimin e pamjes shumë kualitative me riprodhim të lartë të ngjyrave dhe kontrastit”, ka sqaruar autori i konceptit. /Telegrafi/