Veseli shpreson në ndihmën e SHBA-së dhe BE-së për krijimin e qeverisë nga PAN-i
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri.
Veseli përmes një postimi në Facebook, është shprehur i bindur se “me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”.
Postimi i plotë i Veselit:“Qytetarët e Kosovës kanë votuar për një fillim të ri. Na presin shumë punë, na presin shumë detyra dhe do të kemi shumë sfida, por jam i bindur se me ndihmën e miqve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe me vullnetin e mirë të qytetarëve të Kosovës, do të jetësojmë programin elektoral të koalicionit tonë kombëtar”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/


