Please enter at least 3 characters.

Veseli: Ndarja nga jeta e Blushit la një zbrazëtirë në botën e artit

2018/06/Kadri-Veseli-prononcim-pase-tryezes-se-partive-politike-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar për vdekjen e shkrimtarit Kiço Blushi.

Përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ndarja nga jeta e shkrimtarit, skenaristit dhe publicistit të njohur Kiço Blushi la një zbrazëtirë të madhe në botën e artit dhe kulturës shqiptare.

“Breza të tërë në Kosovë janë rritur e edukuar me atdhedashuri nëpërmjet skenarëve të shkruar prej tij për filma të njohur shqiptarë, si “Nëntori i Dytë” ose “Koncert në vitin 1936”.

Shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera për familjarët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.