Please enter at least 3 characters.

Verma para vizitës në Ballkan: Do të rikonfirmoj angazhimin e SHBA-së për bashkëpunim ekonomik dhe qeverisje demokratike

458:"WASHINGTON, DC - SEPTEMBER 13: U.S. Deputy Secretary of State Richard Verma delivers remarks during a ceremony to recognize the 2023 International Medal of Arts honorees in the East Room at the White House on September 13, 2023 in Washington, DC. First Lady Jill Biden honored Tony Abeyta, Sheila Hicks, Robert Pruitt, Hank Willis Thomas, and Suling Wang for their role in advancing cultural diplomacy through their art. (Photo by Kevin Dietsch/Getty Images)
12:"Getty Images

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Richard R. Verma, ka njoftuar se do të vizitojë këtë javë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Në një postim në “X”, ai shprehu dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Jam i gëzuar që do të udhëtoj këtë javë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor", ka shkruar ai.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), njoftoi një ditë më parë se Verma do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.

Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Po ashtu, forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për qytetarët kosovarë. /Telegrafi/