Please enter at least 3 characters.

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, një person ndërron jetë afër lumit derisa ishte duke peshkuar

2021/04/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka raportuar një rast të vdekjes së dyshimtë në Gjilan.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 10:15 në Gjilan.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte afër lumit duke peshkuar, ka ndërruar jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/