Please enter at least 3 characters.

Van Gaal: Top katërshja akoma prioritet

2016/01/van-gaal-top-kat-euml-rshja-akoma-prioritet_hd.jpg

Gara për të siguruar një pozitë në top-katërshe është shumë e nxehtë, pasi që diferenca mes Arsenalit, që është në pozitën e tretë dhe Tottenhamit që është në pozitën e gjashtë është vetëm katër pikë.

United është në pozitën e katërt, që siguron kualifikimet për Ligën e Kampionëve, por tani do të ndeshet me Arsenalin në kuadër të kupës FA, me Van Gaalin që insiston se Premier Liga është prioritet i tij.

“Kur e fiton kupën FA nuk je në Ligën e Kampionëve, por ke fituar një trofe. Për lojtarët, kjo gjë është fantastike, edhe për menaxherët njësoj, por synimi ynë është që në vitin e parë së bashku të sigurojmë një vend në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Van Gaal para ndeshjes së nesërme ndaj Arsenalit, transmeton koha.net.

“Liga e Kampionëve është niveli më i lartë i futbollit. Mendoj se të përfundojmë në top katërshe do të ishte rezultat fantastik për klubin tonë”, shtoi ai. /Telegrafi/