Please enter at least 3 characters.

Vajza e Jolie-Pittit dëshiron të bëhet mashkull!

2016/01/jol-e1442391227964.jpg

Shiloh Jolie Pitt, vajza e çiftit të famshëm hollivudian, Angelina dhe Brad në vend të veshjeve për femra, preferon ato të meshkujve. Në fakt, ajo po e urren veten që është femër.

Kështu që çifti Pitt-Jolie ka vendosur që të konsultohen me një psikolog rreth këtij fenomeni.

“Për ata është shumë e rëndësishme që Shiloh të jetë e lumtur dhe e sigurt. Jolie-Pitt janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që ajo të ndihet femër”, thotë një burim i afërt me familjen Jolie-Pitt për mediat amerikane, transmeton Telegrafi

Përndryshe, Pitt në një intervistë ka pranuar se e bija e tij Shiloh kërkon që ta quajnë John, ndërsa Angelina në vitin 2010 në emisionin e Oprah Winfreyt kishte pohuar se vajza e saj dëshiron të jetë mashkull.

“Asaj i pëlqen të vesh rroba të meshkujve dhe shumë po shoqërohet me vëllezërit e saj. Në fakt, ajo beson se është vëllai i tyre”, kishte thënë atëbotë Angelina. /Telegrafi/