Please enter at least 3 characters.

''Ulja e temperaturave në Maqedoni, shkakton vështirësi te të sëmurit kronik'' (Video)

2016/01/maqedoni-temperatura-deri-m-euml-38-grad-euml-celsius_hd.jpg

Një numri të madh të qytetarëve, ulja e temperaturave, pothuajse 20 gradë Celsius, u ka shkaktuar atyre kokëdhimbje dhe rritje të presionit të gjakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mjekët thonë se temperatura momentale është më e përshtatshme për sëmundjet kronike dhe gratë shtatzëna.

Por, përsëri edhe nesër pritet ulje e temperaturave. Në lidhje me atë se çfarë shkakton ulja e temperaturës pas një vale të motit të nxehtë në Maqedoni, në vijim flet mjeku Ljube Paskovski nga Ndihma e Shpejtë.

Përndryshe, Maqedonia para 10 ditëve u fut në fazën e portokalltë dhe vendin e kaploi një nxehtësi afrikane, por të shtunën që kaloi (12 gusht), filloi të freskohet moti, por edhe ndryshimi klimatik shkaktoi vështirësi te qytetarët, sidomos te të sëmurit. /Telegrafi/