Please enter at least 3 characters.

Udinese 0-4 Inter, nota e Behramit dhe të tjerëve

2018/05/Behrami-Brozovic.jpg
280:"UDINE, ITALY - MAY 06: Valon Behrami of Udinese Calcio battles for the ball with Marcelo Brozovic of FC Internazionale during the serie A match between Udinese Calcio and FC Internazionale at Stadio Friuli on May 6, 2018 in Udine, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi ka fituar në udhëtim te Udinese me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur t'i kthehen fitoreve pas humbjes shumë të përfolur ndaj Juventusit në javën e fundit dhe tani mbajnë gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve për sezonin e ri.

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Luciano Spallettit u shënuan nga Andrea Ranocchia (13'), Rafinha (44'), Mauro Icardi (45') dhe Borja Valero (71').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mesfushori brazilian, Rafinha, i cili pas paraqitjes së mirë u notua me 8.5.

Festa e çmendur e Rafinhas pas golit të parë me Interin (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas, Seko Fofana, që pas ndëshkimit me të kuq u vlerësua me 4.7.

Për 73 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Valon Behrami, i cili ishte njëri nga më të vlerësuarit te Udinese me notë 6.1. /Telegrafi/Udinese:

Inter: