Please enter at least 3 characters.

Turqia akuzon BBC-në se po mbështet terrorizmin

2016/01/turqia-akuzon-bbc-n-euml-se-po-mb-euml-shtet-terrorizmin_hd.jpg

Artikulli fokusohej në një kamp trajnimi të PPK-së, në veri të Irakut, ku marrin pjesë luftëtare femra me përkatësi të ndryshme etnike, të cilat përgatiten për luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS).

Armëpushimi midis Turqisë dhe PPK-së u ndërprerë muajin e kaluar, pas më shumë se dy vjetësh në fuqi, dhe rikthimi i luftimeve ka lënë afro 100 njerëz të vrarë brenda Turqisë.

Përveç kësaj, Ankaraja ka kryer sulme ajrore kundër kampeve të PPK-së në Irak.

Artikulli i BBC-së demonstron “mbështetjen e hapur për terrorizmin”, ka thënë Ministria e Jashtme turke, duke vënë në dukje se PPK-ja konsiderohet organizatë terroriste nga shumë vende evropiane. Sipas Ministrisë, artikulli e përshkruan PPK-në si “të pafajshme” dhe shërben si “propagandë për grupin e armatosur”.

Turqia i ka bërë thirrje BBC-së që të veprojë kundër PPK-së njësoj siç ka vepruar kundër Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) kur kjo e fundit ka kryer sulme kundër policisë në Irlandën Veriore.