Please enter at least 3 characters.

Turneu familjar i Britneyt

2016/01/f.0527122548937_m.jpg

Këngëtarja e hitit “Toxic”, e cila ka rikthyer famën e saj me turneun “Circus”, ka njoftuar se ajo është konsultuar me idhullin e saj kur është dashur të vendosë nëse t’i merr me vete ose jo djemtë e saj.

“Madonna i ka dhënë Britneyt këshilla të mira për fëmijët e saj. Ajo i ka thënë që t’i mbajë ata afër vetes kur të niset për rrugë dhe t’i merr me vete nëpër turne, sepse të njëjtën gjë e ka bërë edhe Madonna”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren.