Please enter at least 3 characters.

Turisti e godet me çadër në kokë personin që kërcënonte me armë (Video)

2017/08/Turistin-që-kërcënonte-me-armë-e-goditi-në-kokë-me-çadër-foto.jpg
23:"© Instagram/ WesWoodin

Turisti Wes Woodin ishte në një plazh të Floridës së Shteteve të Bashkuara, kur një grup ka nisur të fjaloset.

Në momentin që njëri e ka nxjerrë revolen, ai i ka shkuar nga pas dhe e ka goditur në kokë me çadrën që mbron nga dielli, transmeton Telegrafi.

Forcat e rendit që e kanë arrestuar kërcënuesin e armatosur, kanë deklaruar se ngjarja mund të përkeqësohej sikur Woodin të mos intervenonte.

Mësohet se e tëra kishte filluar, kur ata janë zënë për një gomë që fryhet e cila kushton më pak se dy euro. /Telegrafi/