Please enter at least 3 characters.

Turistëve aziatik në qendër të Shkupit ju thirret “Coronavirus”

2020/01/83622434_788262538250742_5257594729754787840_n.jpg

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku një grup i njerëzve në qendër të Shkupit ishin pjesë e sulmeve raciste.

Autori i sulmit i fyen ata brutalisht, ndërsa si justifikim për racizmin e tij përdori epideminë e Corona virusit.

Siç shikohet në video, personi me sa duket ka frikë nga transmetimi i virusit, ai u afrua fizikisht te grupi të cilët i sulmoi verbalisht.

Shkupiani i ofendon shtetasit kinez duke ju thënë të largohen nga këtu. “A jeni ju Corona? Shporruni nga këtu, ikni”/Telegrafi/