Please enter at least 3 characters.

Trichet: Krizën e zgjidhin vetëm qeveritë

2016/01/f.1014134517851_m.jpg

Komentet e tij janë bërë në një kohë kur shumë politikë-bërës po shqetësohen se Eurozona mund të rifutet në recesion dhe kanë sugjeruar se në takimin e radhës së Bankës Qendrore Europiane do të shikojnë mundësitë për uljen e normës së interesit.

"Banka Qendrore Europiane ka bërë gjithçka që ka për detyrë për këto situata të pazakonta, tashmë është në dorë të qeverive që të zgjidhin krizën. Nëse banka do të bëjë gjithçka për të hequr përgjegjësitë e qeverive, kjo është receta më e mirë për një faliment të sigurt”, ka thënë Trichet për Financial Times.

Për Greqinë, Trichet argumentoi se ajo ka qenë e suksesshme në bindjen e investitorëve për të reduktuar një pjesë të principalit në bono “Politikanët e kanë bërë të qartë se Greqia është një rast i veçantë dhe për vendet e tjera, qëllimi nuk është reduktimi i principalit por përmbushja e plotë e detyrimeve të borxhit" ka thënë Trichet. Ai shtoi se kriza e borxhit nuk do shpërbëjë Eurozonën por do thellojë integrimin. /Telegrafi/