Tri top trendet e 2020-ës sipas Anna Wintour!
Siç mund ta keni dëgjuar, çfarëdo të thotë Anna Wintour rreth modës, kthehet automatikisht në të vërtet absolute
Gjatë rubrikës së Vogue, "Go Ask Anna", ajo u pyet se cilat do të jenë trendet më të mëdha të aksesorëve këtë dekadë të re.
Ndonëse vetë kryeredaktorja e Vogue nuk eksperimenton shumë, duke i qëndruar besnike syzeve të mëdha dhe çantave klasike, ajo listoi tri prej trendeve në të cilat duhet të investojmë këtë vit.
Pavarësisht nëse vjen në formë çante, këpucësh, kapelash apo rripash, kashta e thurur do të jetë kryefjala e pamjeve të 2020-ës.
Kurse linoja, është materiali i vitit që kombinohet mrekullisht mirë me aksesorët më sipër.
2020-ta do t'i çojë perlat e 2019-ës në një tjetër nivel! Jeni gati për varëse që kërkojnë vëmendje me kilometra larg? Perlat e këtij viti, po!
Në fakt, ky trend dominon prej vitesh, por në 2020-ën fokusohuni tek çantat me struktura dhe detaje interesante! /Telegrafi/


