Please enter at least 3 characters.

Tre të arrestuar për shitjen e polisave të sigurimit të veturave në mënyrë të kundërligjshme

2016/07/polisat.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohen se kanë shtiru polisa të sigurimit të veturave për udhëtime jashtë shtetit të Kosovës, në mënyrë të kundërligjshme.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në rrugën "Garibaldi" në Prishtinë.

Si prova materiale janë sekuestruar një llaptop, një shtëpizë kompjuteri dhe dokumente të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.